Arbëri

Mjekët thonë se ndarja e Kardiologjisë ka rritur për 15% vdekjet e pacientëve – drejtori i SHSKUK-së pengon ekipin e KTV-së

 

Mjekë të QKUK-së, po pretendojnë se një vendim administrativ i SHSKUK-së ka shkaktuar vdekje në Klinikën e Kardiologjisë.

Një studim i kardiologut Gani Bajraktari, i bërë së bashku me studentët e tij, ka nxjerrë një përfundim se gjatë dy viteve të fundit, numri i vdekjeve intra hospitalore nga infarkti akut i miokardit, është rritur për 15% në këtë klinikë, raporton KTV.