Arbëri

Kosova e Shqipëria në Maqedoni për stërvitje të përbashkët policore

 

Forcat speciale të policisë së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës kanë zhvilluar në Shkup stërvitjen e parë policore duke stimuluar edhe aksione luftarake për arrestimin e personave të rrezikshëm.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje sipas përfaqësuesve të ministrive të shteteve përkatëse ka të bëjë me intensifikimin e bashkëpunimit për rritjen e sigurisë në rajon, luftën kundër krimit dhe trafikimit të paligjshëm.