Arbëri

“Familja dhe Shpresa” letër krerëve: Mjaft me populizëm nëpër varre, plotësojeni ligjin për Specialen që të gjykohen krimet e Serbisë

“Familja dhe Shpresa” letër krerëve: Mjaft me populizëm nëpër varre, plotësojeni ligjin për Specialen që të gjykohen krimet e Serbisë
Foto: Ilustrim
 

Shoqata “Familja dhe Shpresa” nga Klina u ka dërguar letër krerëve më të lartë të shtetit ku nga ta kërkohet që të plotësohet ligji për gjykatën speciale për krimet e Serbisë.

“Të gjithë ju, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Isa Mustafa, Albin Kurti, Shpend Ahmeti dhe deputetët tuaj në Kuvend, ju jeni pikërisht ata që mund dhe duhet që ta plotësoni këtë ligj të mbrapshtë e të obligoni Prokurorin Jack Smith që të ngre akuza ndaj kriminelëve serbë që gjenden në Serbi”, thuhet në letër.