Selimi thotë se përkundër taksës, në Kuvend shijohen produktet e Serbisë

Selimi thotë se përkundër taksës, në Kuvend shijohen produktet e Serbisë

28 March 2019 23:39

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një postim të tij në Facebook ka shkruar se në Kuvendin e Kosovës po shijohen produkte nga Serbia, përkundër vendosjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Ai ka postuar një fotografi të një kanoçeje të një lëngu, ku në ambalazhin e saj shkruan se vendi i prodhimit është Beogradi, transmeton Koha.net.

“Edhe me taksën 100% ndaj mallrave me prejardhje nga Serbia, në Kuvendin e Kosovës shijohet ky lëng i prodhuar në Batajnićki Drum në Beograd”, ka shkruar Selimi.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme