Arbëri

MTI dhe IFC me projekt të përbashkët për t’i mbështetur prodhuesit vendorë

MTI dhe IFC me projekt të përbashkët për t’i mbështetur prodhuesit vendorë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur në takim Damien Shiels, menaxherin për Evropën dhe Amerikën Latine në IFC me ekipin e tij, që bashkëbiseduan për projektet e ardhshme që do t’i realizojë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Shala theksoi se IFC konfirmoi se së shpejti do të fillojë me një projekt të ri që do t’i mbështesë prodhuesit vendorë, kryesisht në prodhimtarinë teknologjike, që mundëson fuqizimin e tyre dhe hapjen e vendeve të reja të punës.