Asnjë aplikim për “viza e artë” greke nga shqiptarët

Asnjë aplikim për “viza e artë” greke nga shqiptarët

27 March 2019 15:18

Greqia ofron leje qëndrimi për shtetas të huaj që blejnë pasuri të patundshme me vlerë të paktën 250.000 euro. Ky është i vetmi kusht që ata të pajisen me leje qendrimi 5-vjeçare. Programi quhet “Viza e Artë” dhe nisi të zbatohej në vitin 2013, si një përpjekje për t’i bërë transfuzion sektorit të ndërtimit dhe atij imobilar që po përjetonin një vdekje të ngadaltë.

Që atëherë, deri në Nëntor 2018, numri i lejeve të dhëna investitorëve të tillë dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre, ka arritur në afro 10.000 vetë. Tendenca është vazhdimisht në rritje, thotë drejtori i Drejtorisë së Emigracionit dhe shtetasve të huaj në Athinë, Ilias Hronopoulos.

Ai tha se në qendër të Athinës ka shtetas kinezë dhe turq që kanë investuar. Ndërsa në bregdetin e Athinës ka rusë dhe turq. Sakaq ai tha se nuk ka asnjë aplikim për “Viza e artë” nga shqiptarët.

Programi “Viza e artë” i ka sjellë Greqisë plot 2.5 miliardë euro të ardhura. Por Komisioni Europian e ka kritikuar Greqinë për faktin se autoritetet nuk kontrollojnë origjinën e shumave që investojnë shtetasit e huaj, që duan të përfitojnë Vizën e artë. Sipas Brukselit, në këtë mënyrë favorizohet pastrimi i parave.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme