Arbëri

Deputetët përballen me presion për raportin e IPK-së

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi është ankuar para kolegëve të tij deputetë ka thënë se ka tendenca për të ndikuar në raportin hetimor për Inspektoratin Policor të Kosovës.

“Kam pranuar thirrje për ndikim dhe ndërhyrje në raport... unë nuk do ta ndryshoj asnjë fjalë”, ka thënë Selimi, raporton Koha Ditore.

Tendencën për ndikim në gjetjet e raportit ai i ka cilësuar si të jashtëligjshme.

“Për këtë desha të ju informoj”, ka thënë ai.

Edhe deputeti, Labinot Tahiri ka thënë që për herë të parë kanë tentuar sot ta ndikojnë punën e tij.

“Nuk e kam ditë që edhe në parlament ka intervenca. Mua sot më kanë thirrur dy persona që mos me marrë pjesë në këtë komision e edhe një person zyrtar, puna që mos me ardhë ne votu”, ka thënë ai.

Deputeti Selimi ka thënë që raporti ka gjetje të mëdha e disa prej tyre janë materiale për të kërkuar përgjegjësi penale për disa zyrtarë të IPK-së e zyrtarë të institucioneve të tjerë të sigurisë e drejtësisë.

Komisioni për Siguri para një viti ka filluar hetimin për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në IPK pas raportimeve të skandaleve të shumta në këtë institucion.

Raporti do të duhej sot të shqyrtohej në këtë komision por deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka kërkuar që të shtyhet për javën tjetër.