Arbëri

Hoxhaj: Taksa mund ta vrasë mundësinë që të arrihet marrëveshja finale me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se çështja e taksës ka lënduar raportet me partnerët e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se taksa mund ta vrasë mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

“Kjo temë është konsumuar, kjo temë do të ketë risi kur ne marrim qëndrim në Qeveri. Por një gjë qëndron: taksa i ka lënduar raportet me partnerët tanë. Taksa mundet ta vret mundësinë që gjatë 2019-ës të ketë një marrëveshje finale me Serbinë”, ka thënë ai në televizionin publik.

Sipas tij, taksa e ka vendosur dialogun me Serbinë në qorrsokak.

Hoxhaj gjithashtu ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e lojërave të fatit.

Ai tha se qëndrimi i partisë nga vjen ai, PDK-ja, është që të mbyllen lojërat e fatit.