Arbëri

Haradinaj bën homazhe te pllaka përkujtimore për viktimat e familjes Berisha

Descriptive Text

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj dhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore për viktimat e familjes Berisha në qytetin e Suharekës dhe ka vizituar vendin ku është kryer masakra ndaj familjes Berisha në mars të vitit 1999, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Shënohet 20-vjetori i masakrës së familjes Berisha në Suharekë

Më këtë rast, Haradinaj gjatë vizitës në vendin ku është kryer masakra ka takuar të mbijetuarit e kësaj masakre, Shyhrete Berisha, Vjollcë Berisha dhe Gramos Berisha, të cilëve u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të tij dhe të Qeverisë, duke thënë se Qeveria e vendit do të jetë pranë tyre.

Kryeministri gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në tubimet përkujtimore në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.