Është publikuar ranglista globale e pasaportave më të fuqishme në botë, ku është zbuluar se vendin e parë tani e ndajnë tre shtete, Japonia, Singapori e Koreja Jugore.
Këto tri vende mund t’i vizitojnë 189 vende të botës pa viza, transmeton Koha.net.
Në vendin e dytë vjen pasaporta gjermane, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Franca, Danimarka, Finlanda, Italia e Suedia.
Të katërtin Spanja e Luksemburgu, e të pestin Austria, Norvegjia, Holanda, Portugalia, Zvicra e Mbretëria e Bashkuar.
Kosova në këtë ranglistë renditet e 95-ta, me pasaportën e të cilës mund të vizitohen 43 vende pa viza.
Ndërsa Shqipëria në vendin e 48, e mund të vizitojë 116 vende pa viza.