Arbëri

Gucati tregon se kur nisi bombardimet NATO-ja, UÇK-së po i mbaronte municioni

Foto: Koha

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka treguar në Intervistën e Javës në Koha.net se si i kishte përjetuar nisjen e bombardimeve të NATO-s 20 vjet më parë.

Ai ka thënë se gjithçka ishte në harxhim e sipër dhe për ta ishte një lajm i gëzueshëm.

“Më 24 mars isha në fshatin Bajincë, komuna e Drenasit, ka qenë diku rreth orës 20:00 kur filloi bombardimi i parë. Jo vetëm unë, ne ushtarët, por të gjithë qytetarët e Kosovës e kemi pritur me padurim intervenimin e NATO-s. Ishte lajm i gëzueshëm sepse çdo gjë ishte në harxhim e sipër, municionet, ushqimet, kishte shumë të lënduar, të plagosur. Vetëm dy ditë pas bombardimeve të NATO-s ne kemi dërguar diku rreth 46 shokë në Berishë. Forcat militare serbe bënë masakra të mëdha. Por megjithatë, ndërhyrja e NATO-s ishte gëzim shumë i madh. Në emër timin dhe të gjithë veteranëve, e falënderoj edhe njëherë NATO-n, SHBA-në dhe Bashkësinë Evropiane që ndërhynë në Kosovë dhe që ishte një luftë shumë e drejtë”, ka thënë ai.