Mustafa: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, reflektim i vlerave demokratike të Perëndimit Foto: Ilustrim

Mustafa: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, reflektim i vlerave demokratike të Perëndimit

24 March 2019 11:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, derisa 24 marsin e vitit 1999 e ka quajtur ditë të reflektimit të vlerave demokratike të shteteve të Perëndimit, transmeton Koha.net.

“Intervenimi i Aleancës Veriatlantike ndaj caqeve ushtarake serbe, para 20 viteve, ishte dita e përcaktimit të fatit tonë. Kjo është ditë e reflektimit të vlerave demokratike e humanitare të shteteve të Perëndimit, të udhëhequra fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Mustafa, transmeton Koha.net.

I pari i LDK-së ka thënë se ndërhyrja e NATO-s ka hapur horizontin e lirisë në Kosovë e që sipas tij kjo ndërhyrje mundësoi kthimin e mbi 1 milion njerëzve në vendin e tyre.

“Ndërhyrja e NATO-s, krahas rezistencës paqësore të ideuar dhe të drejtuar nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova dhe luftës heroike të UÇK-së, hapi horizontin e lirisë në Kosovë. Në vatrat e tyre të djegura e të shkatërruara u kthyen mbi një milion njerëz që ishin depërtuar nga ushtria dhe forcat paramilitare serbe. NATO dhe vlerat perëndimore janë dhe mbeten besim dhe synim i yni i palëkundur. Gjithherë do u jemi mirënjohës! IM”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme