Gllogjani bën bashkë Thaçin e Haradinajn Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Gllogjani bën bashkë Thaçin e Haradinajn

24 March 2019 10:52

Sot në Gllogjan do të mbahet manifestimi i Epopesë së Dukagjinit, për nder të 21-vjetorit të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan të Deçanit, transmeton Koha.net.

Për të shënuar këtë ditë, është paralajmëruar edhe prania e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Thaçi e Haradinaj pritet të bëhen bashkë, pas shumë mospajtimeve që kanë pasur kohëve të fundit rreth vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës.

Të dy liderët kanë polemizuar me njëri- tjetrin në deklaratat e tyre publike, duke kundërshtuar qëndrimet e tyre rreth taksës dhe korrigjimit të kufijve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme