Arbëri

Të dënuarit shqiptarë jetojnë në burgun grek si në “hotel me 5 yje”

Të dënuarit shqiptarë jetojnë në burgun grek si në “hotel me 5 yje”
 

Publikimi i një videoje me kohëzgjatje 11 minuta, nga një qeli që thuhet se ndodhet në burgun famëkeq të Korridhalosë, Greqi, e cila ngjan në fakt me një dhomë hoteli me 5 yje ku zbaviten natën e Vitit të Ri disa të burgosur shqiptarë, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Ministrisë greke të Drejtësisë.

Në pamje shquhen qartë televizori satelitor, sistemi funksional i audios, shishet me pije të shtrenjta dhe kartëmonedha të pafundme me vlerë mijëra euro. E “qershia mbi tortë” në të gjithë këtë pamje të gëzueshme, siç duket për të thyer syrin e keq, është edhe një mace e zezë, e preferuara e të pranishmëve.