Arbëri

Gucatit i premtohet rritje e pensioneve të veteranëve, paralajmëron protesta nëse ato ndalen nga Gjykata

Foto: Koha/Hysni Gucati

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka folur për gjendjen aktuale të veteranëve të vërtetë, pensionet e tyre dhe “veteranët e rrejshëm”.

Gucati në Intervistën e Javës në Koha.net, ka folur në lidhje me vendimin që së shpejti pritet ta marrë Gjykata, për ndalimin apo jo të pagesave të përfituesve të dyshimtë të statusit të veteranit. Ai tha se pret vendim pozitiv, në të kundërtën, do të ketë protesta.