Arbëri

Bushati: Termi “korrigjim i kufijve” nuk ekziston në të drejtën ndërkombëtare

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka deklaruar se termi “korrigjim i kufijve” nuk ekziston në të drejtën ndërkombëtare, ndërsa ata që përdorin këta terma ai i ka etiketuar si “sharlatanë me harta”.

“Unë nuk e kuptoj çfarë do të thotë fjala korrigjim i kufijve. Jam lodhur dhe nuk kam gjetur asnjë përkufizim në të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk ekziston. Pra, në të drejtën ndërkombëtare flitet për procesin e delimitimit, që është procesi i përcaktimit të kufirit”, saktësoi Ditmir Bushati.

Për ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë kjo është një çështje delikate, vendimtare dhe përcaktuese për fatin e Ballkanit Perëndimor, dhe që po trajtohet me intensitet nga partnerët tanë, pasi ju dha një zgjidhje sherrit prej 3 dekadash mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan sot Koha Ditore.

Për ish-ministrin e Jashtëm, faktori politik në Kosovë ka qenë i përçarë më shumë se kurrë. Bushati ka thënë se këtë gjë nuk mund ta riparojë Tirana zyrtare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)