Arbëri

Mbingarkesa me udhëzime për analizë të vitaminës D lë QKUK-në pa reagensë

Mbingarkesa me udhëzime për analizë të vitaminës D lë QKUK-në pa reagensë

E.B. i ishte dashur të kthehej në shtëpi, të premten, pa e kryer analizën e vitaminës D, pasi që në Klinikën e Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është duke pasur mungesë të materialit që nevojitet për kryerjen e analizës së vitaminës D.

“Shkova në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më rekomanduan që ta bëja analizën e vitaminës D, pastaj erdha këtu në Biokimi që ta kryeja, por paskan mungesë e po kthehem në shtëpi”, ka deklaruar E.B, shkruan sot “Koha Ditore”.