Rreshteri i dyshuar për vrasjen në Suharekë është hetuar 16 herë nga Policia Foto: Ilustrim/Koha

Rreshteri i dyshuar për vrasjen në Suharekë është hetuar 16 herë nga Policia

Saranda Ramaj Saranda Ramaj 19 March 2019 07:30

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, është përballur me shumë procese hetimore, përpara se ai të arrestohej në fundjavë, me dyshimin se ka kryer vrasjen e 32-vjeçarit J. A., në Suharekë. Spahiu dyshohet se, ndërsa po përpiqej të kryente grabitjen në një kazino, të dielën në mëngjes, qëlloi për vdekje punëtorin e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa dy vjet më parë ishte akuzuar për keqpërdorim seksual të dy të miturave, akuzë nga e cila ishte liruar në mungesë të provave, “Koha Ditore” është informuar se i njëjti zyrtar është hetuar nga komisionet e brendshme të Policisë së Kosovës plot 16 herë.

Nga dhjetori i vitit të kaluar, ai është duke u hetuar edhe për dy vepra të tjera penale “falsifikim i dokumenteve dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Në procedura të brendshme, shumicën e herëve është gjetur fajtor. Por “fajësia” e tij në këto raste nuk ka qenë argument i mjaftueshëm që Policia e Kosovës t’ia ndërpresë kontratën e punës. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kemi19/03/2019 10:20

Turpi më madh është duke ndodhur në kët shtet të sakatosur,çka presim ne ma tutje kur Polici shkon me vjedh dhe vret të punsuarit,të mjert na çfar shteti kemi ndërtue.Gjithkund flitet dhe është e vërtetë se Policia është fytyra e shtetit,sjellja dhe niveli që duhet ta tregoj Polici shifet qart se deri ku ka mbrri shteti.

Shto koment

Të ngjashme