Tritol shtyllës linjës 400 KW që lidh Tiranën me Prizrenin e Podgoricën

18 March 2019 18:07

Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në linjën e transmetimit të energjisë elektrike 400 KW pranë fshatit Krastë të Thumanës. Policia sqaron se në mesditë, punonjësit e OST, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive.

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", njofton policia përmes një deklarate paraprake.

Më herët qeveria e denoncoi shpërthimin me tritol, ndërsa përgjegjës bëri Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim se kanë dhënë urdhrin për këtë akt dhune, akuza që u mohuan nga vetë PD-ja.

Komentet

Ramiz Bujupi19/03/2019 10:15

Linja e demtuar eshte 400 kV dhe jo 400 KW, veprimi eshte i shemtuar dhe i pajustifikueshem nga kushdo qofte.

veri19/03/2019 16:16

Njesite e Kriminalistikes duhet shiquar mir rastet e shumta qe jane duke ndodh ne Kosove a jane duke i bere serbet apo Shqiptar te paguar prej serbis nuk dihet vetem se te gjitha kto raste kan nje te perbashket te Gjunjesohet Populli i Kosoves po edhe vet Kosova,keto raste jan Krim i jashtem per qkaterrimin Ekonomik te kosoves po edhe te tuten vendet e Evropes qe mos te Investohet ne Kosove sidomos kur asnje rast nuk qen te Zotit ta Zbardhin,kur ka bere vaki qe ne Kosove ne Muajin Mars te ket kaq shume Zjarre kjo eshte vetem Krim Ekonomik i serbis ndaj Kosoves andaj Polici e Kosoves Hapni Syte para se te behet vone... Flm.

Shto koment

Të ngjashme