Nitaj thotë se AAK-ja është engjëll kundrejt të tjerëve për punësimin në institucione Foto: Koha

Nitaj thotë se AAK-ja është engjëll kundrejt të tjerëve për punësimin në institucione

18 March 2019 15:55

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, e ka quajtur engjëll partinë e tij kundrejt të tjerëve, në rastin e punësimit të militantëve në institucione.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se shteti nuk rrezikohet nga njerëzit që marrin 300 apo 400 euro përmes një kontrate pune por me shpërdorime milionëshe.

“Nuk po mundem ta kuptoj këtë fushatën që të sulmohen njerëzit që marrin 3-400 euro rrogë me djersen e tyre, sikur kjo qenka rreziku me të cilin po përballet shteti. Interesi publik dëmtohet me shpërdorime milionshe, me nepotizëm të nivelit të lartë e jo pse dikush merr një kontrate pune, qofte edhe të përkohshme me page minimale”, ka shkruar ai, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se personat të cilët sipas tij u kanë rënë në qafë për punësime, kanë futur qindra militantë në pozita udhëheqëse.

“Është e pandershme që të drejtohet gishti nga AAK, sepse në krahasim me të tjerët AAK rezulton të jetë engjëll. Por edhe kjo fushate do të marrë fund dhe unë shpresoj shumë që shpërdorimet të denoncohen në thelb e jo të provohet që të bëhen balanca me shashka! Krejt këta që na kanë rënë në qafë për punësime, s’kanë lënë institucion pa pushtuar me qindra militantë dhe atë në pozita udhëheqëse. Le t’i hapin letrat dhe ata do të skuqen!”, ka shkruar Nitaj.

KTV ka raportuar për punësimin e militantëve të AAK-së në Telekomin e Kosovës, ndër ta edhe për djalin e deputetit Nitaj.

Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme