Arbëri

Verërat e Kosovës promovohen në panairin “ProWein 2019” në Gjermani

Verërat e Kosovës promovohen në panairin “ProWein 2019” në Gjermani

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi dhe drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha, po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të verës “ProWein 2019”, i cili është duke u mbajtur në Dusseldorf të Gjermanisë, njofton kumtesa.

Në këtë panair, produktet e tyre janë duke i promovuar edhe bodrumet e verërave kosovare, siç janë: Bodrumi i Vjetër, Stone Castle, Illyrian Winery, Kosova Wine dhe Suhareka Wine.