Arbëri

Nga 2017-ta vdiqën mbi 280 persona në aksidente, veç këtë fillimvit 15

Foto: Koha
Foto: Koha
 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nëpërmjet një komunikate për media u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes derisa edhe ka dhënë disa rekomandime.

Sipas Institutit, nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur në vitin 2017, 129 në 2018 dhe të tjerët, 15 këtë vit.