Arbëri

Ligji për Dialogun nesër dërgohet në Kushtetuese

Ligji për Dialogun nesër dërgohet në Kushtetuese

​Partitë opozitare, Vetëvendosje dhe LDK, nesër, e premte, do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për dialogun, i miratuar një javë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Këto dy parti pretendojnë se Ligji ka nene që bien ndesh me aktin më të lartë juridik në vend, e në veçanti neni përmes së cilit e zhbën ligjin për marrëveshje ndërkombëtare, ligj që buron nga Kushtetuta e vendit.