Qeveria thotë se do t’u qëndrojë afër organizatave humanitare

Qeveria thotë se do t’u qëndrojë afër organizatave humanitare

14 March 2019 09:43

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryetaren e Kryqit të Kuq në Kosovë, Feride Hyseni.

Ai ka thënë se Qeveria do të qëndrojë afër njerëzve dhe organizatave humanitare, transmeton Koha.net.

“Nga Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës, u njoftova me aktivitetet që i zhvillon kjo organizatë humanitare në tërë vendin dhe shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Qeveria e vendit do t’u qëndrojë afër njerëzve dhe organizatave të vullnetit të mirë në çdo kohë, duke i dhënë mbështetje veprimtarisë humanitare në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme