Banka Botërore mbështet reformat në ATK

Banka Botërore mbështet reformat në ATK

13 March 2019 09:29

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, takoi një delegacion nga Banka Botërore, i cili ka për qëllim diskutimin e mundësive për asistencë teknike për të përkrahur reformat në administratën tatimore.

Gjatë këtij takimi, Murtezaj i informoi përfaqësuesit e BB-së lidhur me zhvillimet e fundit në ATK, dhe për planet e tij në arritjen e objektivave të planifikuara.

Gjithashtu, ai i njoftoi lidhur me nevojat për asistencë në fusha të caktuara, me qëllim të përmirësimit dhe modernizimit të proceseve të punës.

“Me theks të veçantë u diskutua menaxhimi më i mirë i resurseve në dispozicion dhe hartimi i një strukture organizative efikase, e cila do të jetë në funksion të misionit të ATK-së”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit nga misioni i Bankës Botërore ofruan përkrahjen e plotë për ATK-në, duke theksuar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Misioni i quajtur “Mbështetja e zbatimit të projektit të reformës në administratën tatimore” do të zgjasë nga 11 deri më 15 mars.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme