BE do marrëveshje juridikisht detyruese, SHBA edhe njohje të ndërsjellë Serbi-Kosovë

BE do marrëveshje juridikisht detyruese, SHBA edhe njohje të ndërsjellë Serbi-Kosovë

11 March 2019 13:45

Beograd, 11 mars - Bashkimi Europian angazhohet për një marrëveshje juridikisht të detyruese mbi normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës.

Kështu deklaroi sot në Beograd ambasadori i BE-së Sam Fabrizi duke komentuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sipas të cilave duhet të ndodhë njohja e ndërsjellë midis tyre, raporton agjencia serbe e lajmeve, FoNet, transmeton Koha.net.

"Ai është pozicioni i SHBA, ndërsa qëndrimi ynë është marrëveshja juridikisht detyruese", citohet të ketë thënë Fabrizi.

Ai po ashtu ka thënë se BE nuk dëshiron të komentojë rrjedhën eventuale të bisedimeve midis Beogradit e Prishtinës, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme