Arbëri

ATK-ja për një javë mbylli 11 lokale të lojërave të fatit

ATK-ja për një javë mbylli 11 lokale të lojërave të fatit
 

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë javës së shkuar nga vizitat e rregullta në terren, por edhe nga informacionet e pranuara nga qytetarët ka zhvilluar 30 aktivitete, ku si rezultat janë mbyllur 11 lokale të lojërave të fatit, të cilat aktivitetin e tyre e kanë zhvilluar duke mos iu përmbajtur kritereve të Ligjit për Lojërat e Fatit.

Nga parregullsitë e konstatuara janë lëshuar 13 gjoba, në vlerë 54,000 euro, përveç gjobave janë konfiskuar edhe 2 pajisje të kësaj veprimtarie.