Arbëri
LSDM-ja tregon për numrin e deputetëve të lënduar nga protestuesit në Kuvend
Partia e Zoran Zaev-it, LSDM-ja, që bashkë me partitë shqiptare kanë krijuar shumicën e re parlamentare dhe kanë zgjedhur për kryetar, Talat Xhaferin ka njoftuar për numrin e deputetëve të lënduar.
Sipas kësaj partie janë prej 10 deri në 15 deputetë të lënduar nga protestuesit që hynë në Kuvend pak minuta pasi u zgjodh Xhaferi kryetar.
