Arbëri

Hahn dënon sulmin ndaj deputetëve: S’ka vend për dhunë në Kuvendin maqedonas

Euro- komisari për zgjerim, Johannes Hahn në profilin e tij në Twitter ka dënuar sulmet dhe dhunën ndaj deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, duke porositur se demokracia duhet vazhduar rrugën e saj.

“Dënoj ashpër sulmet ndaj deputetëve. Dhuna nuk e ka vendin në Kuvend. Demokracia duhet të vazhdojë rrugën e saj”, ka shkruar Hahn në Twitter, transmeton Koha.net. 

Talat Xhaferi është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit të Maqedonisë dhe kjo ka sjellë protesta të mëdha.

Protestuesit kanë hyrë brenda Kuvendit maqedonas duke lënduar disa deputetë në mesin e tyre edhe Zijadin Selën.