Arbëri

Deputeti Zeqirja Ibrahimi këndoi himnin shqiptar në Kuvendin maqedonas

 

Deputeti shqiptar i Besës, Zeqirja Ibrahmi ka kënduar sot himnin kombëtar shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë.

Alsat-M raporton se deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski kërkoi që shumica e re të ngrihet në këmbë për të marrë në duar institucionin. Krste Mukovski nga VMRO-DPMNE-ja, nga ana tjetër papritur filloi të këndojë himnin e Maqedonisë që bëri të ngrihen në këmbë të gjithë deputetët. Megjithatë pas himnit, deputetët e LSDM-së njëzëri dhe më këngë, kërkuan përgjegjësi nga Nikolla Gruevski dhe përfundimin e tij në burgun e Shutkës.