Arbëri

Qeveria ende s’e di nëse do t’i pranojë mbrapsht kosovarët që janë në Siri

Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës do të veprojë njësojë sikurse shtetet tjera të koalicionit global kundër grupit militant Shteti Islamik (ISIS) me qytetarët të cilët vazhdojnë të jenë në vatrat e luftës në Siri.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, nga Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj, kanë bërë të ditur se janë duke e ndjekur me shqetësim gjendjen e qytetarëve kosovarë atje, mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje të qartë nëse ka ndonjë veprim konkret për kthimin e këtyre qytetarëve në shtëpitë e tyre.

Aty thuhet se Qeveria e Kosovës ka vënë si prioritet dhe është përkushtuar maksimalisht që të mbrojë qytetarët nga ideologjitë ekstremiste, si dhe të parandalojë të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

“Janë dhjetëra kosovarë dhe familjarë të tyre (gra dhe fëmijë) që vazhdojnë të jenë në zonën e konfliktit, disa prej të cilëve janë të arrestuar apo gjenden nëpër kampe të ndryshme të forcave opozitare siriane. Duke marrë në konsideratë mundësinë e ri-atdhesimit të tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës, si shtet anëtar i koalicionit kundër ISIS-it, do të vazhdojë të trajtojë këtë çështje në pajtim me politikat e koalicionit, praktikat e shteteve anëtare, si dhe duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, Kushtetutën, ligjet dhe interesat e qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në këtë përgjigje.

Shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë.