Arbëri

Shtyhet edhe seanca tjetër e jashtëzakonshme

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Është shtyrë edhe një seancë e jashtëzakonshme, që ishte paraparë të mbahet nesër.

Kuvendi bën të ditur se ajo është shtyrë shkaku i Epopesë së UÇK-së, derisa është kërkuar që ajo të mbahet më 13 mars, transmeton Koha.net.

“Për shkak të manifestimit shtetëror të Epopesë së UÇK-së, më datë 5, 6 dhe 7 mars, deputeti Sami Kurteshi, në emër të deputetëve nënshkrues, ka kërkuar shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme “lidhur me bllokimin e KQZ-së nga Presidenti”, e paraparë të mbahet të mërkurën, më 6 mars, në orën 10:00”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Është kërkuar që seanca të mbahet më 13 mars 2019, nga ora 10:00.

Sot ishte ndërprerë seanca e jashtëzakonshme ku pritej të diskutohej për vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.