Arbëri

Shehu, Mara dhe Roshi të LSI-së pranojnë mandatet e djegura nga deputetë të tjerë

 

Ish-deputeti i Partisë Republikane, Ylli Shehu, i cili la Fatmir Mediun duke kaluar te LSI ka dorëzuar dje formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Një hap të ngjashëm kanë ndjekur edhe Aurora Mara, kandidate po e LSI-së në Qarkun e Dibrës, si dhe Enver Roshi, kandidat i LSI-së në Qarkun e Elbasanit, duke shprehur kështu vullnetin për pranimin e mandatit.