Ferat Shala rrëfen periudhën kur u pajtua të vdiste

Ferat Shala rrëfen periudhën kur u pajtua të vdiste
Ferat Shala, ish-ministër dhe ish-deputet i Kosovës, ka rrëfyer në Talk të KTV-së për tmerrin e maltretimeve gjatë kohës sa ishte pjesë e ilegales.
Para 30 vjetëve, më 28 mars 1989, Shala dhe bashkëshortja e tij, Sala Berisha-Shala, u burgosën për shkak të aktiviteteve gjatë kohës sa ishin pjesë e ilegales. Edhe pse në atë kohë nuk njiheshin masat e izolimit, të dy ishin viktima të sistemit.
Përderisa Ferat Shala rrëfen për burgjet në të cilat ishte transferuar dhe për burgun famëkeq në të cilin ishte pajtuar të vdiste, Sala Berisha-Shala ka rrëfyer për maltretimet dhe qëndrimin për dy muaj në burgun e Mitrovicës bashkë me shumë aktiviste të tjera.
Berisha-Shala, vajza që duhej të ishte shembull për të tjerat por u përjashtua nga shkolla

Muaji mars është muaji i datave dhe vendimeve më të rëndësishme dhe muaji që i dha kthesë historisë kombëtare dhe të shqiptarëve në përgjithësi.
Disa nga këto i kanë përjetuar edhe deputetja Sala Berisha-Shala dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti Ferat Shala.
Berisha-Shala ka thënë se nuk e kishte pasur të lehtë që të ishte kryengritëse në vitet e 80-a dhe si femër të përjashtohej nga shkolla.
Siç thekson ajo, si vajzë nga fshati ajo duhej të ishte shembull për vajzat tjera.
“Mirëpo unë u gjenda në rrugën e të rebeluarve, në rrugën që më dha fuqi të shtegtoj në rrugën e dijes, në rrugën e pavarësisë së këtij vendi”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Për më shume ndiqni videon në vazhdim:
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mediat e Vuçiqit “në zi”, sulmuesit e armatosur i cilësojnë “heronj”

Politikani serb: Të ndalohet puna politike e organizatës kriminale “Lista Serbe”

Qeveria do të marrë vendim për mbështetjen e familjes së policit Bunjaku

Sot vendoset si procedohet tutje pas përfundimit të bastisjeve në Banjskë

Mot kryesisht me diell sot

DASH: Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për shtensionim është i nevojshëm

Kabashi-Ramaj: Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë momentum për të marrë avantazh në negociata

Daçiqi thotë se video ku shfaqet Radoiçiqi nuk ishte e ditës së sulmit

Kearns: Ngjarja në veri nxjerr në pah dështimet nga politikat që kënaqin autokratët

Gërvalla: Vuçiqi është eksportues i terrorizmit

Kurti: Në Bruksel, Vuçiqi tha se Radojçiqi do të bëhet Adem Jashari i serbëve
