Pacolli: Presim njohje edhe nga 19 shtetet e tjera anëtare të OBI-t

Pacolli: Presim njohje edhe nga 19 shtetet e tjera anëtare të OBI-t
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka mirëpritur dhe përshëndetur aprovimin me unanimitet të plotë të Rezolutës për Kosovën nga 57 shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik – OBI, në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Mirënjohës OBI-t dhe shteteve anëtare për miratimin me unanimitet të Rezolutës, duke thirrur mbi shtetet e saj anëtare që ta njohin Kosovën dhe mbështesin anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Kosova do të vazhdojë angazhimin e saj me OBI-n dhe do të rrisë edhe më tej lidhjet”, ka thënë Pacolli, pas aprovimit të kësaj Rezolute.
Pacolli pret që edhe 19 shtete të kësaj organizate ta njohin Kosovën
“Tashmë 38 shtete anëtare të OBI-t e njohin Republikën e Kosovës. Ne presim që edhe 19 shtetet anëtare të kësaj organizate, të cilat ende nuk e kanë marrë këtë vendim ta bëjnë këtë së shpejti. Rezoluta bën thirrje pikërisht për këtë dhe presim lëvizje të reja në këtë drejtim”, është shprehur Pacolli.
Gjatë pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të Kosovës në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, në Abu Dhabi, ministri i jashtëm kosovar, Pacolli, ka takuar shumicën e homologëve të tij nga 57 shtetet anëtare që morën pjesë në këtë takim dhe që vijnë nga katër kontinente të ndryshme të botës.
Pacolli vazhdon lobimin në OBI
Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, po vazhdon agjendën e ngjeshur dhe lobimin intensiv nëpërmjet takimit të dhjetëra homologëve të tij, që po marrin pjesë dhe përfaqësojnë vendet e tyre në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-it, dhe e cila po i zhvillon punimet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.
Takimet bilaterale me ministrin e Jashtëm të Maldiveve, Abdullah Shahid, atë të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, Gabonit, Kambogo Abdu Razzaq Guy dhe Sierra Leone-s, Dr. Alie Kabba kanë qenë aktivitetet e tjera të pasdites së sotme në margjina të punimeve të ditës së dytë të sesionit të 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-it.
“Në të gjitha këto takime, numri dy i Qeverisë, Pacolli, i ka falënderuar shefat e diplomacive të këtyre shteteve për mbështetjen, që i kanë dhënë vendit tonë në proceset e shtet-ndërtimit, ka shkëmbyer pikëpamjet për shikimin e mundësive të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit me shtetet njohëse, përderisa ka kërkuar përkrahje për agjendën multilaterale të Kosovës, shpeshtim të kontakteve të drejtpërdrejta dhe ndërtim të partneriteteve të reja edhe me shtetet jo-njohëse”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Partitë vazhdojnë t’i fshehin të hyrat nga bizneset

KGJK-ja ka dy ditë kohë për verifikimin e kandidatëve për deputetë

PDK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë, asnjë emër i ri në 10-shen e parë

Lista e plotë e VV-së me Kurtin në krye

1.079 kandidatë për 120 ulëse në Kuvend

Fjala garon me 25 kandidatë në këto zgjedhje

VV-ja përfshin në listë gratë e dy ish-deputetëve të saj

Sipas Hotit, pa LDK-në në pushtet shteti s’ka normalitet

Pesë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Von Cramon reagon për pezullimin e adresave të shqiptarëve në Serbi

Donika Gërvalla krah Osmanit në listën e VV-së për deputete
