Arbëri

Kadaj-Bujupi: Taksa ndaj Serbisë është e pamjaftueshme, duhet reciprocitet i plotë

Foto: Koha
 

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se taksa e vënë ndaj Serbisë, është përgjigja më e duhur në raport me Serbinë që prej kohës kur u shpallë Pavarësia e Kosovës, dhe si e tillë, s’do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Kadaj-Bujupi në Intervistën e Javës në Koha.net, thotë se taksa ka një përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Kosovës, që sipas saj, e kanë kuptuar që sovraniteti dhe konsolidimi i Kosovës nga brenda, duhet të ndodhë vazhdimisht.