Haradinaj – Thaçit: Mos mendo se e mashtron Kosovën, kufiri ynë ekziston Foto: Koha

Haradinaj – Thaçit: Mos mendo se e mashtron Kosovën, kufiri ynë ekziston

02 March 2019 12:05

“Kushdo që e prek kufirin e Kosovës do të na gjejë atje”, thotë kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai, derisa mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së në Deçan, tha se ruajtja e kufijve mund të jetë e vështirë, por askush nuk do të mund t’i prekë ata.

“Ia kemi pa hairin kufirit me Malin e Zi, e tash e dimë lojën. I bëj thirrje presidentit që të mos mendojë se e mashtron Kosovën. Kufiri jonë ekziston dhe ai ruhet nga policia. S’ka korrigjim, e në emër të korrigjimit me e luajt lojën si me Malin e Zi. S’ka budallenj më”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është vetëm ambasadore e presidentit Thaçi dhe nuk e përfaqëson Kosovën në SHBA.

Ai shtoi se qytetarët serbë janë të barabartë me të tjerët në Kosovë, por shtoi se nuk do të ketë “Zajedincë Srpska” në Kosovë. Në fund të fjalimit, Haradinaj tha se është pro-perëndimor e pro-amerikan.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme