Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje mori pjesë në Samitin e Diasporës të organizuar në Tiranë.
Deputeti Liburn Aliu foli në këtë Samit edhe si panelist në diskutimin për të drejtën e votës. Ai theksoi se mbështetja e madhe ekonomike që aktualisht jep mërgata shqiptare është krejtësisht në shpërputhje me të drejtën e mohuar të votës.
“Në Kosovë, edhe pse ligji ekziston, vetë ligji dhe procedurat e zbatimit të tij krijojnë barriera të shumta që pengojnë përfshirjen e bashkatdhetarëve në zgjedhje. Është e qartë se shembujt e praktikave të mira nuk mungojnë, dhe këto barriera janë pasojë e vullnetit të munguar politik”, ka thënë Aliu.
Deputeti shpjegoi se edhe nëse realizohet e papenguar e drejta e votës, kjo do të ishte prapë e pamjaftueshme.
Mërgata, sipas tij, do duhej të kishte ulëse të rezervuara në Kuvend, si dhe të gjitha çështjet që prekin mërgatën do duheshin trajtuar përmes strukturave të posaçme të aparatit shtetëror.