Arbëri

Protokoll teknik mes Kosovës dhe Zvicrës për lehtësira udhëtarëve dhe mallrave

Protokoll teknik mes Kosovës dhe Zvicrës për lehtësira udhëtarëve dhe mallrave

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe Zyra për Transport nga Zvicra, të premten nënshkruan Protokollin teknik për lehtësira për qasje në tregun ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, mes Kosovës dhe Zvicrës.

Firmat u vendosën nga drejtori i Departamentit të Transportit Rrugor në këtë ministri, Xhemë Veseli, dhe kryesuesi i Njësisë për punë të jashtme në Zyrën për Transport nga shteti i Zvicrës, Jean-Claude Schneuwly, pas takimeve të dy komisioneve teknike të ekspertëve në fushën përkatëse.