Arbëri

Pushteti sërish në hall me kuorumin, opozita i bojkoton votimet e projektligjeve

Pushteti sërish në hall me kuorumin, opozita i bojkoton votimet e projektligjeve
Foto: Koha

Vetëm një projektligj ka arritur të miratohet, të enjten, gjatë seancës plenare të Kuvendit. Të gjitha projektligjet e tjera kanë dështuar. Partitë në pushtet edhe gjatë sesionit pranveror po vazhdojnë të përballen me mungesë kuorumi. E opozita po vazhdon ta bojkotojë procesin e votimit, shkruan sot Koha Ditore.

Për pasojë, kanë mbetur pa u miratuar një mori projektligjesh, që nga viti i kaluar. Pa u përzgjedhur kanë mbetur edhe shumica e anëtarëve të bordeve të institucioneve publike, disa prej të cilëve as të enjten nuk i morën votat e mjaftueshme, duke i kthyer proceset në pikën “zero”.