Kreu i shtetit Hashim Thaçi, ka vizituar të mërkurën vonë kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Thaçi i ka shkuar në shtëpi Mustafës, i cili ka kohë që lëvizjet jashtë shëtisë së tij i ka të kufizuara. Burime të sigurta të Kohës Ditore e kanë konfirmuar takimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë njëjtat, nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë më shumë detaje rreth arsyes së kësaj vizite.
Kujtojmë se ky takim vjen pas takimit që Thaçi bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj kanë pasur pasdite me delegacionin e lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përbërje të John Erath dhe Brad Berkley, e prej ku mësohet se Haradinaj nuk ka pranuar që të heqë dorë nga taksa e vënë ndaj mallrave serbe.
Të dy kanë konfirmuar takim me LDK-në, por jo me Vetëvendosjen.
Koha.net ka provuar që të flasë me Besian Mustafën, zëdhënës i LDK-së, por kontakti me të ka qenë i pamundur.