Arbëri

MPJ: Kosova, e palëkundur në mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës

Marinarët rusë në Krime. Foto: Reuters

Përderisa afrohet përvjetori i pestë, që kur Rusia pushtoi Ukrainën, mori në mënyrë jo-ligjore dhe me forcë Krimean, minoi parimet ndërkombëtare dhe obligimet e tij, duke përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit të vitit 1975 dhe Marrëveshjet e Parisit të vitit 1990, Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj të fuqishme për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, dukë përfshirë ujërat e saj territoriale dhe kundërshton deklarimet e sovranitetit të Moskës mbi Krimean.

Kështu thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke potencuar se “Kosova, si edhe shtetet tjera paqedashëse, që janë të përkushtuara për rregullin dhe rendin ndërkombëtarë nuk mund të mbetet e heshtur përballë deklarimeve ruse të aneksimit të këtij territori sovran të Ukrainës, ashtu siç nuk mund të mbetet e heshtur përderisa Rusia vazhdon keqtrajtimin sistematik dhe të padrejtë të Tartarëve të Krimeas”.

“Kosova shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me keqësimin e represionit në Krimean e okupuar nga Rusia dhe thërret Rusinë, që të ndalojë abuzime të tilla dhe të lirojë të gjithë Tartarët nga Krimea dhe shtetasit e tjerë nga Ukraina (rreth shtatëdhjetë), që janë burgosur në mënyrë të gabuar dhe si hakmarrje për mospajtimin e tyre paqësor”, përfundon komunikata e MPJ-së.