Arbëri

Rishikimi i teksteve shkollore, lehtësimi i çantave dhe botimet e librave, tri objektiva të parealizuara

Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrjen e financave kanë kërkuar sqarime nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, dhe nga zëvendësministri, Agim Bërdyna, rreth gjetjeve të Raportit të Auditorit të Përgjithshëm rreth rishikimit të teksteve shkollore, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti i auditimit i publikuar në mars të këtij viti ka konstatuar se procesi i rishikimit ka rezultuar me tekste shkollore të përmirësuara në përqindje të vogla dhe përgjithësisht të natyrës teknike.