Haradinaj: Bizneset, të shqetësuara me rritjen e pagave në sektorin publik Foto: ZKM

Haradinaj: Bizneset, të shqetësuara me rritjen e pagave në sektorin publik

26 February 2019 11:40

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se për përkrahja financiare, grejs periudha e investimeve dhe rritja e pagave në sektorin publik, kanë qenë ndër kërkesat dhe shqetësimet kryesore të bizneseve gjatë vizitës që ka pasur së fundmi nëpër bizneset të Kosovës.

Ndërsa, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka thënë se në këtë këshill do të adresohen prioritet për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë, shkruan ksp.

Pas përfundimit të fjalimit të parë të kryeministrit, Këshilli është duke mbajtur mbledhjen pa praninë e mediave.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme