Vuçiq: Do të mbetem i fuqishëm sikur në duel me Thaçin Foto: Tanjug

Vuçiq: Do të mbetem i fuqishëm sikur në duel me Thaçin

24 February 2019 13:21

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke vizituar rajone të vendit të vet si përgjigje ndaj protestave që po zhvillohen kundër tij pothuaj në të gjitha qytete serbe, sot ka drejtuar akuza të rënda ndaj opozitës ndërsa e ka lavdëruar veten për ato që ka bërë në duel me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, transmeton Koha.net.

“Për ne më e rëndësishmja është t’i përkushtohemi të ardhmes, të mendojmë për punë. Mos u brengosni, ashtu siç kam vepruar fuqishëm në duel me Thaçin, më fuqimisht do t’i mbroj interesat e Serbisë unë sesa ata që më predikojnë, sepse e dua Serbinë dhe popullin tonë", citon b92 të ketë thënë Vuçiqi me këtë rast.

Fakti që shqiptarëve edhe disa të tjerëve nuk u përgjigjem me fjalë të mëdha, nuk do të thotë se kjo e paraqet dobësinë tonë, ka thënë ai

“Kjo nuk do të thotë se dikujt do t’ia lëmë në duar ndonjërin nga interesat tona kombëtare. Të gjitha ata që rrahin gjoks, ose tashmë u kanë dhënë ose do t’ua japin të tjerëve atë që është jona", ka thënë Vuçiqi dhe ka porositur: "Unë do të kujdesem, mos u kujdesni ju për popullin tonë në Kosovë, unë nuk do t’i premtoj të gjitha sepse të tjerët kanë premtuar ndërsa që kaherë i kanë humbur që të gjitha. Do ta mbrojmë popullin tonë, por na lini që të mendojmë për jetën", transmeton Koha.net.

Vuçiqi sot ka qëndruar sot afër vendlindjes së Dobrica Qosiqit, shkrimtar dhe nacionalist serb që edhe në kohën e ish- Jugosllavisë kishte propozuar ndarjen e Kosovës dhe “kufizimin me shqiptarë”.

Aty Vuçiqi ka përkujtuar trilogjinë e Qosiqit “Koha e vdekjes” por ka porositur se “beson se koha e vdekjes ka ikur dhe se ka ardhur koha e jetës së fëmijëve tanë".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme