Arbëri

Hiqen “fletët e bardha”, prej sot nga Maqedonia Veriore në Greqi me pasaportë

 

Fletët e bardha në të cilat deri dje policët kufitarë grekë na vendosnin vula për hyrje në vendin e tyre prej mbrëmë në mesnatë shkuan në histori.

Zyrtarisht nga mesnata gjatë hyrjes në Greqi qytetarët tanë kufirin e Maqedonisë dhe të Greqisë e kalojnë vetëm me pasaporta në të cilat në dalje të vendit policët tanë kufitarë u vendosin vula në të cilën në gjuhën maqedonase, angleze dhe franceze shkruan se dokumenti është pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa policët grekë për herë të parë vendosin vula në pasaporta.