Arbëri

Vuçiqi kërcënohet se do të përgjigjet nëse ndodh shkëmbimi i territoreve me Kosovën

European Forum Alpbach/Andrei Pungovsch

Beograd, 20 shkurt - Nënkryetarja e Partisë Popullore të Serbisë, Sanda Rashkoviq - Iviq, tha se "ripërcaktimi" i kufijve me shqiptarët e Kosovës është kundërkushtetues dhe se, nëse ndodh, krerët e regjimit aktual do të përgjigjen për këtë kur të ndryshojë pushteti, ndërsa ndarja e Kosovës do të shkaktonte eksod të serbëve që jetojnë në jug të lumit Ibër.

"Rikufizimin e ashtuquajtur po e përmend presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas të drejtës ndërkombëtare, deklaratat e presidentit të shtetit, të kryeministrit dhe të shefit të diplomacisë janë detyruese, ndërsa Vuçiq po e shkel Kushtetutën e Serbisë. Pushteti herët a vonë do të ndryshojë dhe krerët aktuale të regjimit herëdokurdo do të përgjigjen" i ka thënë TV Aljazeera Sanda Rashkoviq Iviq, transmeton Koha.net.

Partia Popullore zgjidhjen e çështjes së Kosovës e sheh "në kuadër të Kushtetutës së Serbisë dhe të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Në jug të lumit Iber jetojnë rreth 80 mijë serbë dhe nëse ndodh ripërcaktimi i kufirit ata do të shpërngulen masivisht dhe atje do të mbesin në mes të 20 mijë dhe 30 mijë sish. Ata atëherë nuk do të mund t'i kenë të drejtat e njëjta siç i kanë sot, por më pak. Regjimi i Vuçiqit qëllimisht po lë t'i marrë lumi teposhtë, është shprehur Rashkoviq-Iviq", transmeton Koha.net.

Sipas saj, nuk është i saktë pohimi i pushtetit se disa vende kanë tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës, por bëhet fjalë për suspendimin e njohjeve deri në marrëveshjen përfundimtare midis Beogradit e Prishtinës.