Arbëri

Gjakova e Deçani, si nata me ditë për sa i përket transparencës, sipas KDI-së

Gjakova e Deçani, si nata me ditë për sa i përket transparencës, sipas KDI-së

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një konferencë për media në Prizren, ka bërë publike rezultatet e “Transparometrit komunal”, edhe për gjashtë komuna të tjera më të mëdha të Kosovës, atë të Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Suharekës, Rahovecit dhe Deçanit.

Matja e transparencës është bërë bazuar në 59 indikatorë për periudhën janar – dhjetor 2018, dhe rezultatet e hulumtimit rendisin këto komuna si në vijim: Gjakova 99 pikë apo 83.89%, Rahoveci 94 pikë apo 79.66% , Peja 78 pikë apo 66.10%, Prizreni 76 pikë apo 64.40%, Suhareka 74 pikë apo 62.71% edhe Deçani 67 pikë apo 56.77%.