Arbëri

Haradinajt “nuk i kujtohen fjalët" që i tha dje pas seancës solemne

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka mohuar se dje pas seancës solemne dhe fjalimit të Kadri Veselit përdori shprehje fyese.

KTV-ja kishte xhiruar momentin kur Haradinaj thotë se “ma qenef mashkull në jetë...”.

LEXO EDHE: Haradinaj pas fjalimit të Veselit në seancën solemne: Ma qenef mashkull në jetë...

Ai është pyetur sot për këtë gjatë homazheve që bëri në Gllogjan të Deçanit.

“Kam folur diçka por s’po më kujtohet çka”, ka thënë Haradinaj, raporton KTV.

Ai nuk ka pranuar se nervozizmi i tij që e shfaqi gjatë fjalimit të Veselit, kishte të bënte me partnerin e tij të koalicionit.

“Nuk jam acaru me Veselin, kam pas probleme të mija”, tha Haradinaj.

Kryeministri ka insistuar se sa të jetë ai kryeministër nuk do të hiqet taksa. Tha se kur ajo u vendos, që të gjithë partnerët e koalicionit ishin për dhe që ajo të hiqet, duhet përsëri të pajtohen të gjithë. Haradinaj ka shtuar se Serbia nuk është në pozitë që të vendos kushte në dialog, siç është heqja e taksës, por Kosova duhet t’i vendos kushte Serbisë.