Pllakate “11 vjet pushtim” në Mitrovicën veriore

Pllakate “11 vjet pushtim” në Mitrovicën veriore

17 February 2019 10:16

Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Mitrovica veriore ka gdhirë me pllakatet “11 vjet pushtim - 17.2.2008 - 17.2.2019 (“11 godina okupacije - 17.2.2008. - 17. 2. 2019. godine”), transmeton Koha.net.

Në pllakatet me ngjyrë të zezë paraqiten dy duar me ngjyrë të bardhë me pranga dhe me gishtat e mesëm të ngritur, ka njoftuar agjencia serbe e lajmeve tanjug.

Pllakatet janë vënë nëpër rrugët kryesore të Mitrovicës veriore.

Në këtë pjesë të Mitrovicës, serbët nuk janë shumë të interesuar ta kremtojnë 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, transmeton agjencia.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme